Arbëri

Zyra për Luginën, nëntë muaj vetëm në letër

: Përfaqësuesi i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Zyrën në kuadër të Qeverisë së Kosovës duhet ta udhëheqë dikush me fuqi politike
 

Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës ka më shumë se 9 muaj që është themeluar, por nuk është vënë në funksion. Pavarësisht insistimit nga KOHA, nga ekzekutivi nuk kanë treguar nëse do ta funksionalizojnë apo shuajnë tërësisht këtë zyrë, që u hap me vendim të ish-kryeministrit Avdullah Hoti. Përfaqësues të Luginës kërkojnë program të qartë të Qeverisë që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve atje në mënyrë të vazhdueshme, e jo vetëm në situata emergjente

Ka më shumë se nëntë muaj që vendimi i Qeverisë Hoti për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës ka mbetur në letër.

Qeveria Hoti ushtroi detyrën edhe 6 muaj pasi themeloi këtë zyrë, pa e vënë asnjëherë në funksion.