Arbëri

Shqiptarët e Luginës po tjetërsohen, Serbia pasivizoi mbi 6 mijë adresa

 

Qytetarët e Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të lëvizjes së lirë. Tash e sa vjet ata janë shpërngulur në Kosovë, por të njëjtit nuk posedojnë as edhe leje qëndrim. Ata po maltretohen për të siguruar dokument të tillë, ndërkohë që për shtetësi të Kosovës kanë pak shpresa. Ata thonë se mungesa e dokumentacioneve po ua vështirëson jetën.

Në anën tjetër, janë mbi 6 mijë adresa të cilat janë pasivizuar nga Qeveria e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka premtuar se do të lehtësohen këto procedura për qytetarët nga lugina.