Arbëri

13 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 13 raste pozitive me COVID-19, nga testimi 2,007 personave.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, asnjë person nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë.

Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.557 raste pozitive, prej tyre 130.035 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.456 pacientë.