Arbëri

Vasolli: Bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë ndryshime në Serbi

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndikojë që politika e Serbisë të ndryshojë.

Në Interaktiv të KTV-së, Vasolli ka thënë se presioni duhet bërë mbi Serbinë, që pastaj do i ndihmonte edhe vet kësaj të fundit.

“Jo vetëm ne por edhe të tjerët, bashkësia ndkërkombëtare, do duhej të ishin më të zëshëm që të kërkonin ndryshime në Serbi. Sepse mbi të gjitha, ky ndryshim do i ndihmonte edhe Serbisë që të tejkalonte edhe të kaluarën, të gjente paqen me miqtë e saj, me fqinjtë dhe në këtë mënyrë, të krijonte një frymë evropiane edhe për popullin e saj”, ka deklaruar ai.