Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se për ta përfunduar procesin e vettingut duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.
Në Deskun e KOHËS ai ka thënë se vettingu nuk mund të ndodhë edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve.
“Vettingu nuk mund të ndodhë asnjëherë pa ndryshim kushtetutës dhe pa ekspertizën e faktorit ndërkombëtar. Realiteti jonë ndaj kushtetues është i fundit, ky është problem serioz. Këtu ka pasur një vetting, e kanë kryer ndërkombëtarët në fillim. U prishë ajo në momentin që ua kanë lënë në dorë vendorëve, që të gjithë ata pa përjashtim që kanë pasur problem me integritet i ke pasur në sistem gjyqësor. Së pari duhet ndryshimi kushtetues”, ka thënë Hasani.
Hasani për martesat e të njëjtës gjini: Kosova është shtet laik
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se nëse ndonjë rast i një çifti me orientim të njëjtë seksual do të shkonte në Kushtetuese për moslejim të kurorëzimit, atëherë ai do të fitohej.
Profesori i së drejtës ndërkombëtare thotë se nuk mund të përcaktohet diçka me ligj, kur për atë Gjykata Kushtetuese ka terme neutrale.
“Vendimi i Kushtetueses do të duhej të ishte se është diskriminim mbi bazën e orientimit të personit.
Nuk mundesh me ligj me defninu diçka që Kushtetuta ka terme neutrale. Duhen argumente laike, jemi shtet laik. Kosova ka qëndrim neutral ndaj palëve”, ka thënë Hasani.