Arbëri

Konjufca në Bruksel për Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron në Bruksel ku po merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me kryetarët e parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në Samit do të diskutohet për rolin thenelore të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, thuhet se Konjufca do të takohet edhe me Kimisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE-së për Ballkanin Perëndimor. Takimi është paraparë nga ora 12:30.

Ndërsa nga ora 17:30 pritet të takohet me zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.