Arbëri

EPIK: 78 për qind e qytetarëve thonë se BE-ja ndihmoi Kosovën në luftë me pandeminë

pandemia

Rreth 78 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Bashkimi Evropian ka ndihmuar Kosovën në përballjen me koronavirusin, bën të ditur Instituti Epik.

Sipas raportit të publikuar, BE-ja i ka ofruar Kosovës miliona euro për këtë përballje, duke i ndihmuar në sigurimin e mjeteve të nevojshme kundër COVID-19.

"BE-ja siguroi 5 milionë euro për të ofruar çdo gjë: nga testet dhe shtretër, e deri tek auto-ambulanca dhe respiratorë, siguroi 63 milionë euro ndihmë ekonomike dhe sociale për grupet më të cenueshme të shoqërisë, siguroi 100 milionë euro për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit dhe 395,000 vaksina nga COVAX”, thuhet në infografikën e Epikut.