Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit

 

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.456.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar shtatë pacientë.