Arbëri

Dy të vdekur dhe 14 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 persona janë shëruar ndërkaq janë kryer 1.764 testime.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.