Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia ia dhuron Kosovës mbi 180 mijë vaksina anti-COVID

Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas. Lajmin e ka bërë të ditur të martën Ministria e Jashtme e Norvegjisë në faqen e saj në Twitter.

Në postimin në Twitter, ministrja e jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soriede, ka thënë se Kosova mund të varet në Ekipin e Evropës, ndërsa ka përgëzuar bashkëpunimin e mirë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe me BE-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova mund të mbështetet në Ekipin e Evropës. Norvegjia dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca për Kosovën. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçakun dhe institucionet e BE-së”, është thënë nga Soriede.

Kosovës i janë premtuar donacion të vaksinave antiCOVID edhe nga SHBA-ja. Ndërsa ka marrë donacione vaksina edhe nga programi COVAX dhe nga Bashkimi Evropian.