Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin e Italisë për vendin.
Konjufca në një adresim në Kuvend në seancën speciale në nder të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio, tha se vizita e të parit të diplomacisë italiane do të thotë shumë për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shprehim nderime për prezencën tuaj sot, sepse vendi jonë shpreh mirënjohje për të gjithë atë që ka bërë Italia për vendin tonë. Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e vendit tonë. Viti 2020 ishte një vit i vështirë ku mbi 3.800 qytetarë të Kosovës e humbëm jetën nga pandemia, por edhe në Itali pati humbje të mëdha. Shpreh ngushëllime për këtë humbje, duke falënderuar me këtë rast shtetin italian për ndihmat e vazhdueshme për shtetin tonë”, tha Konjufca. \ EO