Arbëri

Haxhiu dërgon në qeveri projektligjin për Gjykatën Komerciale

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka proceduar në Qeveri për miratim projektligjin për Gjykatën Komerciale.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë” ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Bizneset ka kohë që kërkojnë një gjykatë vetëm për çështje të tyre.