Arbëri

Konfiskimi i pasurisë – Ligji sipas praktikave ndërkombëtare, një agjenci e pavarur inicion rastet

Genc Nimoni
Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Grupi punues i Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do ta përfundojë atë brenda afateve optimale, kështu po konsideron këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni.

Nimoni ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online se beson që ky projektligj është ndër më të mirët që ka pasur vendi për goditjen e keqpërdorimit të pasurisë publike.