Arbëri

Të dielën temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Të dielën pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me vranësira, derisa reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat të dielën pritet të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.