Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur e janë shënuar 16 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 persona ndërkohë janë kryer 1,938 testime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ministrisë, numri i vdekjeve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,251, numri i rasteve pozitive në total ka shkuar në 107,645 ndërkaq numri i të shëruarve ka shkuar në 105,218.
Sa i përket rasteve të reja, ato janë: 8 në Gjilan, 4 në Gjakovë, 2 në Mitrovicë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Fushë-Kosovë. Ndërkaq, i vdekuri është nga komuna e Suharekës.