Arbëri

Sallahu: Këshilli për Vlerësim vërtetoi shkeljen e Nehat Thaçit

 

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar “shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga ish-drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

Në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i Këshillit do të përdoret si dëshmi shtesë në Prokurorinë Speciale ndaj Thaçit e të tjerëve të përfshirë në raste të tilla të keqpërdorimit.