Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar nëntë persona të infektuar me koronavirus, nga 1.694 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.200.
MSH-ja njofton se numri i personave të infektuar me COVID-19 deri më tani është 107.619, i të vdekurve 2.250 dhe janë kryer 651.875 testime.
Numri i rasteve aktive është 179. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë marrë vaksinën 7.341 qytetarë
Artikuj të ngjashëm
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Mbi 120 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente
-
Për dy muaj 36 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim
-
Afër 2.1 milionë persona me të drejtë vote për zgjedhjet e 7 qershorit