Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar nëntë raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 514 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 1.75 për qind.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 34 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 224.981.

Numri i rasteve aktive është 188.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës anti-COVID.

Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.828.469. Deri më tash 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dy doza e 102.561 me tri doza.