Arbëri

Infermierëve të punësuar nga Banka Botërore s’u vazhdohet kontrata

 

Infermierëve të cilët nënshkruan kontratë pune me Ministrinë e Shëndetësisë vitin e shkuar, e që ishin punësuar me projektin e mbështetur nga Banka Botërore për trajtim të pacientëve me COVID-19, nuk do t’u vazhdohet kontrata.

Në një reagim për këtë, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka thënë se mosvazhdimi i kontratave do të thotë mbingarkesë e madhe për infermierët.