Arbëri

Prokuroria po heton vota nga diaspora, “Daka s’është pjesë e hetimit”

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, ka mohuar se pjesë e hetimit është edhe ish-kryesuesja e KQZ-së pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili pati thënë se prokuroria po heton edhe disa vota nga Austria dhe pati përmendur Valdete Dakën duke thënë se ato manipulime “nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”.

Besnik Bislimi, në Deskun e KOHËS pati komentuar shkarkimin e Dakës nga pozita si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shtuar se Daka kishte qëllim të krijonte terren të papërshtatshëm për VV-në për fitore.