Bislimi: Çështjen e kishave nuk e kemi hapur në Bruksel, e as që do ta hapim
Bislimi: Çështjen e kishave nuk e kemi hapur në Bruksel, e as që do ta hapim
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, mes kryeministrit të kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është hapur tema e statusit të objekteve fetare ortodokse. E sipas tij, as që do të hepet.
Ai në një intervistë në Deskun e KOHËS, tha se është e pakuptimtë që në nëj shtet sekular si Kosova, kisha të fitojë autoritet të atillë sa të bëhet pjesë e politikbërjes.
“S’e kemi ngritur fare temën se statusit te objekteve fetare e as nuk e kemi ndërmend. Por në takimin tonë në Prishtinë me Lajçakun e Palmerin e kemi ngritur shqetësimin tonë, që është e pakuptimtë që në një shtet sekular kisha fiton autoritet te tillë sa që bëhet pjesë e politikë-bërjes. Problemi është pak më i gjerë, kemi përzierje pak më të madhe, kemi përzierje të kishës ortodokse në zgjedhjet në Mal të Zi e Bosnjë, është në funksion të politikës ekspansioniste të Serbisë dhe duhet të trajtohet si e tillë edhe nga BE-ja. Nuk duhet të shihet si një iniciativë për të garantuar të drejtën e një komuniteti, por si një tentativë që religjioni të merr nocionin e elementeve të shtetësisë”, ka thënë Bislimi, që sot edhe ai ishte në Bruksel për takim me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.
Bislimi ka thënë se në bisedimet e sotme, Kosova ka dokumentuar para Bashkimit Evropian se Serbia ka sabotuar secilën prej marrëveshjeve paraprake të nënshkruara, duke shtuar se ndër këto ishte edhe ajo për Asociacionin e komunave serbe.
“Kosova nuk ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë në Bruksel, ka nënshkruar 23 marrëveshje dhe asociacioni është një prej tyre dhe duhet të shihet në këtë kontekst. Asociacioni do të mund të ishte problem për debat sot nëse do kishte raportime të dy palëve se nuk kemi probleme me implementimin e marrëveshjeve tjera. Sot e kemi dokumentuar para BE-së se Serbia ka sabotuar secilin prej marrëveshjeve paraprake dhe ka zero kredibilitet të kërkojë nga pala kosovare zbatimin e një marrëveshje shtesë, p.sh. marrëveshjen për vulat doganore që ende Serbia nxjerrë vula ku thotë dega doganore në Prishtinë si degë e doganës së Nishit, pastaj kemi përmendur edhe marrëveshjet me tregtinë e lirë me të gjitha barrierat që i bënë Serbia në eksportin e mallrave, dhe probleme të tjera. Tregon se Serbia në asnjë moment nuk ka qenë pala bashkëpunuese”.
Bislimi: Edhe në BE nuk ka optimizëm për arritje të shpejtë të marrëveshjes Kosovë - Serbi
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, ka thënë se edhe brenda BE-së nuk ekziston një optimizëm për arritjen e një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, Bislimi ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet parë në kontekst të situatës politike në Serbi. Janë deklarata më tepër për konsum të brendshëm në Serbi.
“Mendoj që edhe brenda BE-së nuk ekziston optimizmi për arritje të shpejtë të marrëveshjes, por në anën tjetër ekziston bindje që deklaratat e Vuçiqit duhet të shihen në kontekst të situatës politike atje. Janë deklarata për konsum të brendshëm në Serbi. Pasi sipas interepretimit të tyre, edhe Vuçiqi e di mirë se për çfarë janë negociatat. Po jatohem se kjo krijon terren të frytshëm për brengë edhe brenda BE-së nëse dizajnon një proces që duhet të çojë te njohja reciproke, e pala tjetër thotë se ky proces nuk do të çojë kurrë atje”, ka thënë Bislimi në intervistë për KTV-në.
Bislimi ka thënë se ka mundësi që të ketë një takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në fillim të korrikut.
Ai ka treguar se problemi ka lind në momentin kur pala kosovare ka treguar se në dhjetë vjetët e fundit dialogu nuk ka qenë i strukturauar dhe se nuk është ditur fundi.
Ai ka shtuar se kjo ka dhënë hapësirë të madhe për interpretim.
“Ishte propozim në start të vendosen elementet kryesore të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme e pastaj të jepen ato elemente tjera që duhet implementuar pas nënshkrimit të marrëveshjes finale. Por, jo të fillohet me marrëveshje individuale e të thuhet në fund e bëjmë marrëveshjen finale që nuk dihet se si do të duket”, ka thënë Bislimi.
Zëvendëskryeministri ka komentuar edhe shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita si kryetare e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Bislimi ka thënë se ka dyshime lidhur me të dhe disa votave të manipuluara nga Austria në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bislimi ka thënë se qëllimi i Dakës ka qenë që Lëvizja Vetëvendosje të mos arrij rezultat të mirë nga zgjedhjet.
“Zonja Daka ka pasur një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit në çdo faze të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që janë munduar t’iu kufizojnë qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka pasur pjesëmarrje aktive në orkestrimin e manipulimeve në listën e kandidatëve të VV-së që të krijohet një konfuzion te qytetarët. Krejt ideja e saj ka qenë që të krijohet një terren i përshtatshëm ku VV-ja nuk e arrin rezultatin e pritshëm, ndërsa roli i saj ka qenë balancues i forcave, nuk ka qenë që të mbajë anë. Nëse e shihni vetëm pyetjen në Këshillin Prokurorial që e ka dërguar se cili personat duhet të largohen nga lista, i sheh synimet e saj. Plus ka disa gjëra që Prokuroria i ka hetuar me disa manipulime të votave nga Austria, që mendoj se këto nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”, ka thënë ai në Desku.
Bislimi: Vuçiqi ofendoi e provokoi në gjuhën serbe gjatë bisedimeve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe ka pasur ofendime nga kjo e fundit.
Në Deskun e KOHËS, Bislimi ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ofenduar herë pas here dhe ka folur në gjuhën serbe, e që për këtë i është tërhequr vërejtja nga zyrtarët e BE-së.
“Ka pasur ofendime dhe provokime nga presidenti serb Vuçiq. Nga pala serbe vetëm Vuçiq ka qenë aktiv, pjesëmarrësi tjetër që për ne ka qenë befasi sepse në protokoll ka qenë se do ishte kryenegociatori Petkoviq dhe në momentin e fundit është ndërruar me ministrin e Punëve të Jashtme, që për ne ka qenë indikator se Serbia në bisedime me Kosovën vjen me ministrin e Jashtëm. Vuçiqi kur e humbte toruan fillonte të flasë në gjuhën serbe dhe të ofendojë, i kemi tërheqë disa herë vërejtjen edhe pala lehtësuese se gjuha zyrtare është gjuha angleze, kemi cekë se përpjekjet e tij janë për të nxitur ndonjë provokim, por pas gjysmës së bisedimeve kur e ka pa që janë të kota, ka ndryshuar qasje” ka thënë ai.
Bislimi ka shtuar se në bisedime ka pasur pak gatishmëri nga pala e Serbisë për të reflektuar mbi katër propozimet të cilat janë dhënë nga Kosova.
“Ka pasur shumë pak gatishmëri me reflektu për idetë dhe propozimet tona dhe nevojën që brenda një afati kohor të arritët një marrëveshje finale që e përfshinë edhe njohjen. Pala serbe mendon se statusi i Kosovës është në tavolinë dhe duhet të diskutohet me palën serbe”, tha ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mblidhen 32 mijë dollarë në SHBA për familjen e policit Bunjaku

Mediat e Vuçiqit “në zi”, sulmuesit e armatosur i cilësojnë “heronj”

Politikani serb: Të ndalohet puna politike e organizatës kriminale “Lista Serbe”

Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku

Sot vendoset si procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

Mot kryesisht me diell sot

DASH: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për shtensionim është i nevojshëm

Kabashi-Ramaj: Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë avantazh në negociata

Daçiqi thotë se video ku shfaqet Radoiçiqi nuk ishte e ditës së sulmit

Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat që kënaqin autokratët

Gërvalla: Vuçiqi është eksportues i terrorizmit
