Arbëri

PSD-ja dorëzon peticionin për faljen e gjobave në pandemi

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Partia Socialdemokrate (PSD) ka dorëzuar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për faljen e gjobave gjatë pandemisë COVID-19.

Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se gjatë 20 ditëve të fundit kanë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime, ndërkohë që janë vendosur në gjashtë folder.