Të enjten, në një seancë parlamentare që pritet të nisë në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë në shqyrtim të parë heqjen e homologimit, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Automjete.
Në një njoftim të Kuvendit për rendin e ditës, bëhet e ditur se Kuvendi do të shqyrtojë edhe propozimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatëzi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu në rend dite është edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.