Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandiqi pajtohet me propozimin e Kosovës: Odaloviq s’ka vend në komisionin për të zhdukurit

Ish-drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është pajtuar me propozimin që Qeveria e Kosovës bëri të martën në procesin e dialogut me Serbinë, se Velko Odaloviq nuk duhet të udhëheqë Komisionin për Persona të Pagjetur i Qeverisë së Serbisë.

Kosova të martën në Bruksel bëri katër propozime në dialog. Një nga to ishte që Odaloviq të mos e udhëheqë më këtë komision duke thënë se ai në vitet 1997-1999 ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’ dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq.

Një ditë pas takimit në Bruksel, Kandiq ka përmendur kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, Ramë Manaj, që ka të zhdukur të birin, vëllain e të afërm të shumtë që nga viti 1999 duke thënë se në anën tjetër, Komisioni i Serbisë udhëhiqet nga dikush që s’ka kredibilitet moral.

“Familjet e viktimave duhet të propozojnë kryetarin e atij komisioni, një person që nuk është i komprometuar nga nacionalizmi dhe korrupsioni”, ka shkruar ajo në Twitter.