Arbëri

12 të infektuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Coronavirus
Foto: KOHA
 

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, nga 2.668 testime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 119 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.107.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 2.250 të vdekur, 107.583 të infektuar, 104.988 të shëruar dhe 646.620 testime.