Arbëri

Iniciohet shkarkimi i anëtarëve të KPMSHC-së

 

(Kosovapress) - Me gjashtë vota për, katër kundër, Komisioni për Administratë Publikë, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka iniciuar shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHC) dhe kërkesa i është dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim.

Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kërkuar që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Këshillit në mënyrë që siç tha ai, t’i hapet rrugë një konkursi që të ketë pavarësi në këtë institucion.