1 perditesime
Arbëri

PSD-ja kryen aksion para Kishës Ortodokse

PSD-ja kryen aksion para Kishës Ortodokse
Foto: Driton Paçarada/KOHA
10:43

PSD-ja kryen aksion para Kishës Ortodokse

Me mbishkrimin "Simboli i shovinizmit bëhet faltore, bekoi Albin Kurti", kanë kryer një aksion pjesëtarë të Partisë Socialdemokrate para Kishës Ortodokse.

Ata kanë kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme duhet të japë dorëheqje ndërsa ai i AKI-së përgjegjësi.

"Nuk e kemi ditur, tha ministri i kulturës. Nëse është kështu, atëherë ky është një dështim i madh. Ministri i Brendshëm duhet të jap dorëheqje, AKI duhet të përgjigjet gjithashtu. Kosova qenka krejt e pasigurt nën udhëheqjen e tyre", thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

“Të gjithë duhet ta dinë se ky objekt është ndërtuar nën masa të dhunshme duke uzurpuar hapësirën e universitetit. Ky objekt për shumicën dërmuese të njerëzve është simbol segregimi, ky objekt brenda hapësirës se universitetit është kujtimi i një projekti për asimilimin e shqiptarëve të Kosovës. Ky objekt, bashkë me kohën e ndërtimit dhe vendndodhjen e tij është muze që na kujton çdo ditë se deri në çfarë hataje mund të shkojë përdorimi politik i religjionit”, thuhet tutje.

Image
10:04

Policia patrullon rreth Kishës Ortodokse një ditë pas liturgjisë

Një ditë pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën Ortodokse Serbe në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke patrulluar në afërsi të kësaj kishe.

Në dyer të kishës janë shkruar fjalët “Jesus Hates Serbs” ose "Jezusi urren serbët".

Një ditë më parë në Kishën Ortodokse Serbe u mbajt liturgji për herë të parë pasluftës.

Por kjo liturgji shkaktoi reagime të shumta derisa Universiteti I Prishtinës e quajti provokim të Serbisë.

Sipas UP-së kjo është përdorur për qëllime politike pak ditë para rinisjes së dialogut në Bruksel.

Image

 

 

Image

 

Image