Arbëri

MD: Kemi nisur procedurat për dërgimin e pakove në Hagë

Foto lustrim
 

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media ka dhënë sqarime se ka nisur procedurat për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë për dërgimin e pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

“Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe në pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021, Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hynë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë” thuhet në njoftimin e MD-së.