Arbëri

Shtyhet për pranverën e vitit të ardhshëm regjistrimi i popullsisë

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë sipas planit.