Arbëri

Ministria e Mjedisit premton shqyrtimin e pretendimeve për ndotjen e shkaktuar nga “Ferronikeli”

Një grumbull me dokumente që dëshmojnë pretendimet për shkelje nga fabrika e “Ferronikelit” i janë dorëzuar zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha

Një grumbull me dokumente që dëshmojnë pretendimet për shkelje nga fabrika e “Ferronikelit” i janë dorëzuar zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha.

 

Pak ditë pas protestës së banorëve të tri fshatrave të Drenasit për ndotjen nga fabrika e “Ferronikelit”, zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha, ka dalë në terren së bashku me inspektorë mjedisorë për të parë gjendjen nga afër. Ajo ka thënë se do të shqyrtojnë pretendimet për shkelje nga kompania dhe më pas do të dalin me një vendim. Banorët kanë thënë se presin që Ministria ta ketë primare shëndetin e tyre e jo interesat e grupeve të caktuara

Një grumbull me dokumente që dëshmojnë pretendimet për shkelje nga fabrika e “Ferronikelit” i janë dorëzuar zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha.

Çavdarbasha e shoqëruar me inspektorët mjedisorë vizituan deponinë e skories së “Ferronikelit”, pak ditë pasi banorët e tri fshatrave të Drenasit protestuan para MMPHI-së për shkak të ndotjes së mjedisit nga kjo kompani.