Arbëri

Sot filloi rrënimi i objekteve pa leje në Ksamil

Në Ksamil ka filluar rrënimi i objekteve pa leje ndërtimi në vijën bregdetare.

Këtë e kishte paralajmëruar ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte thënë: “Kush ka ndërtuar pa leje le t’i prishi vetë”.

Nga Velipoja në Ksamil, të gjitha objektet pa leje ndërtimi do të përfundojnë në ‘’fshesën’’ e Qeverisë.

Në Ksamil, pritet të rrënohen rreth 30 objekte.