Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 80 mijë të vaksinuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas tij, që nga fillimi i procesit vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198”, thuhet në njoftim.