Arbëri

Maturantёt kёrkojnë mbajtjen e mbrëmjes së maturës dhe ekskursioneve

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Kёrkesa zyrtare pёr mbajtjen e ceremonisё diplomuese tё maturantёve i ёshtё dёrguar Komunës së Prishtinёs nga kryetarёt e Rinisё Shkollore tё gjimnazeve nё Prishtinё.

Ata ende nuk kanë marrë përgjigje dhe po presin që ajo t’u lejohet.

“Kemi pasur njё takim me nёnkryetarin e Komunёs, zotin Muhedin Nushi, e po ashtu kemi pasur njё takim me drejtorin e Kulturёs nё Komunёn e Prishinёs, Adrian Berishёn, edhe ata nё aspektin e kёrkesёs pёr ceremoninё e diplomimit janё treguar mjaft bashkёpunues kisha thёnё, dhe po presim qё kёrkesa jonё ka me u aprovu”, tha Ene Aliu, kryetar i Rinisë Shkollore “Sami Frashëri”.

Mirёpo, kjo nuk i ka ndalur nxёnёsit qё tё organizohen nё grupe tё vogla pёr ahengje.

Kryetari i Rinisё Shkollore “Ahmet Gashi”, Ismet Krasniqi, deklaron se nёse me vendimin e ekzekutivit prej 15 qershorit lejohet mbajtja e dasmave, gjithsesi duhet lejuar edhe mbajtja e ekskursionit dhe mbrёmjes sё maturёs.

“Po ashtu, nga kёtu i bёj thirrje qё ta kemi edhe njё takim me ministren e Arsimit zonja Nagavci, pёr shkak se nuk e kemi pasur njё rast tё tillё qё tё bisedojmё pёr problemet e maturantёve”.

Ai ka thënë se kërkesën e kanë bërë nё dakordim me nxёnёsit e shkollave, institucioneve pёrkatёse dhe drejtorёve tё shkollave.

“Prej aty kёrkesa mё pas ka shku deri te drejtori i shkollёs, me aprovimin e drejtorit tё shkollёs mё pas e kemi dorёzuar nё Komunёn e Prishtinёs”, tha Krasniqi.

“Drejtoresha e shkollёs sonё pret njё lajm nga institucionet, dhe nёse institucionet na japin njё dritё tё gjelbёr, atёherё edhe ajo ёshtё pёr tё na pёrkrahur ne, por jo pa dhënë fjalёn e fundit institucionet”, tha Elion Ademi, kryetar i Rinisë Shkolore “28 Nëntori”.

Por, gjatë ditës së seancën e Kuvendit ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ende nuk mund të thotë nëse do të lejohen këto aktivitete.

Kryetarët e Rinisё Shkollore kanë njoftuar së të premten do ta mbajnё edhe njё mbledhje pёr ta shqyrtuar mё në detaje mbajtjen e mbrёmjes sё maturёs dhe ekskursionit nё Shqipёri.