Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, Fahri e Bahri Fazliu, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, edhe pse kujton se në kohën e luftës ka qenë vetëm 8-vjeçar.
Ai ka thënë se ka marrë ftesë nga ZPS-ja për të shkuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit. Ka deklaruar se ftesa është bërë që të paraqitet në Hagë më 23 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur - mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar ai në njoftimin e tij në Facebook.
