Arbëri

Presidentja Osmani të mërkurën takohet me partitë politike për zgjedhjet lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën (nesër) do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike për të biseduar për zgjedhjet lokale.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Me të gjitha partitë janë paraparë takime për nesër”, ka thënë Kupina.

Pas përfundimit të takimeve e konsultimeve pritet të caktohet data për zgjedhjet lokale në Kosovë, që është paraparë të mbahen këtë vjeshtë.