Limaj zgjidhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate

Limaj zgjidhet sërish kryetar i Nismës Socialdemokrate
Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i subjektit politik të Nismës Socialdemokrate.
Limaj mori besimin e të gjithë delegatëve të cilët ishin prezent në Kuvendin e II-të zgjedhor të Nismës.
Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vazhdojë angazhimin në promovimin e vlerave tona kombëtare
“Nisma si parti e moderuar të vazhdoj me politikat sociale. Në promovimin e vlerave demokratike, në promovimin e avancimin e të drejtave pa dallim feje e etnie. Në mbështetje të asaj kategorie që më së shumti kanë nevojë. Ne do ta promovojmë fuqishëm të kaluarën tonë historike”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm.
Fatmir Limaj pa kundërkandidat në Kuvendin zgjedhor
Nisma Socialdemokrate po mban Kuvendin e II-të zgjedhor të partisë.
Në këtë kuvend pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe këshilli kombëtar.
Siç është bërë e ditur kandidati i vetëm për kryetar të këtij subjekti është kryetari i deritanishëm Fatmir Limaj./ kp

Çitaku: Kosova të jetë serioze dhe me ofertë në dialog

Haliti: Vetëvendosje lë për të dëshiruar në qeverisje

Kundërshtohet vendimi i SBASHK-ut për protesta gjatë ditëve të javës

42 raste të reja me COVID-19 të enjten në Shqipëri

Tre vjet në pritje të ripërtëritjes së dokumenteve të Kosovës

KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira do të kthehen reduktimet

“Formula” e inspektorëve për mosndalimin e ndërtimeve pa leje në Batllavë

Vuçiqi e pranon se pa marrëveshje me Kosovën s’ka integrim të Serbisë në Evropë

Kurti në SHBA kërkon që bazat ushtarake serbe të largohen nga kufiri me Kosovën

MASHTI kundërshton grevat, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

Morina: S’ka mjaftueshëm mjekë familjarë për të mbuluar shërbimet
