Arbëri

Rastet “Kokaina”, “Thesari” dhe “Eufond” shënjestrohen nga Prokuroria

Descriptive Text

Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur t’i shënjestrojë tri rastet e fundit të njohura si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”.

Kjo prokurori përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se rasti i parë i shënjestruar është rasti i njohur si “Eufond”, ku akuzohej një zyrtare e BE-së se kishte keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro.

Ajo dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh.

Rasti i dytë i shënjestruar është rasti i njohur si “Thesari” ku dyshohet se nga thesari i shteti janë vjedhur mbi 2 milionë euro. Rasti i tretë i shenjëstruar është i njohur si “Adriatiku” ku ditë më parë u arrestuan 7 persona dhe u sekuestruan rreth 400 kilogram kokainë.