Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria do t’i kërkojë presidentes autorizimin e MF-së për marrëveshjen e kredisë për COVID-19

Qeveria ka aprovuar vendimin që t’i kërkohet presidentes së Kosovës ta autorizojë Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për kredinë e cila në tërësi është 35 milionë euro nga Banka Zhvillimore, mjete të cilat po shpenzohen për menaxhimin e pandemisë. Ndërsa, ka shtuar se me marrëveshjen e Amendamentit nr. 1 këtij projekti i shtohet një shumë tjetër prej 25 milionë euro.

“Ka të bëjë me autorizimin për nënshkrimin e Amandamentit nr. 1 të Marrëveshjes kornizë të kredisë me Bankën Zhvillomore për financimin e projektit ‘Reagimi Emergjent ndaj COVID-19’. E tërë kredia bazë në vlerë prej 35 milionë euro nga Banka Zhvillimore është disbursuar në fillim të majit kaluar dhe mjetet financiare po përdoren për menaxhim të pandemisë. Ndërsa, marrëveshja e Amandamentimit nr. 1 i shton këtij projekti edhe një shumë prej 25 milionë euro. Për këtë marrëveshje amandamentimi vlejnë të njëjta kushte të kredisë, afati i kthimit është 15 vjet ndërsa norma e interesimit caktohet gjatë kërkesës për disbursim të mjeteve dhe mund të jetë fiks apo variabil”, ka thënë Murati.

Murati ka shtuar se ky projekt mundëson “mbulimin e shpenzimeve për vaksina kundër virusit, pajisjet dhe materialet shpenzuese për trajtimin e virusit dhe mbështetje buxhetore përmes financimit retroaktiv të shtesave mbi pagat e sektorit publik shëndetësor”.


Miratohet nisma që ua lejon Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin vetëm me letërnjoftim
 

(KosovaPress) - Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të palëve të treta.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.

Edhe Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore Arbëri Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar për nismën e marrëveshjes në kuadër të Samitit të Sofjes, për lidhjen e marrëveshjes për liri të lëvizjes.

"Kjo draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta. Përcakton kushtet e hyrjes, qëndrimit dhe lëvizjes. Qytetarëve të palëve të treta janë të gjithë personat të cilët nuk janë palë nënshkruese. Si rezultat i kësaj marrëveshje një qytetar i palës së tretë, do të kalojë kufirin në një palë në marrëveshje me një dokument", ka theksuar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit në këto shtete. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizjes vetëm me letërnjoftim biometrik.