Bashkatdhetarët kudo në botë, nga sot do të kenë një dritare më shumë për informim.
Portali KOHA.net, sot ka lansuar rubrikën Diaspora, e cila u dedikohet vetëm mërgimtarëve me informata të rëndësishme për ta, rrëfime suksesi e përgjigje për shumë pyetje që i mundon.
Në rubrikën Diaspora, mërgimtarët do të mund të gjejnë informata nga më të ndryshmet që u nevojiten për dokumentacione, adresa të ambasadave e konsullatave të Kosovës në botë, misioneve ndërkombëtare në vend dhe intervista me ata që lanë gjurmë larg atdheut në profesione të ndryshme.