Arbëri

Szunyog kritika që nuk po zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kritikuar institucionet e Kosovës që nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit edhe pesë vjet pasi u mor ai vendim.

Szunyog nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si parim themelore demokratik.

“Më vjen keq që edhe 5 vjet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Deçan, vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka thënë Szunyopg në Twitter.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pesë vite më parë kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.