Arbëri

Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar mbi 46 mijë persona kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë vaksinuar mbi 46 mijë persona me vaksina antiCOVID.

Vetëm gjatë të hënës janë vaksinuar 4229 persona të moshës mbi 65-vjeçare.

Procesi i vaksinimit po vazhdon edhe sot.

Ministria e Shëndetësisë ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të gjitha grupmoshave që të regjistrohen në platformën e-Kosova e të aplikojnë për vaksinim.

Vaksinimi po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në të gjitha QKMF-të nëpër komuna.