Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për rastin e të miturës që është ngacmuar seksualisht në afërsi të një shkolle në Prishtinë, duke thënë se ky rast shpërfaqë nevojën urgjente të adresimit të çështjes së sigurisë për nxënësit dhe fëmijët.
Osmani ka shkruar se “është koha e fundit të luftojmë mendësinë ku vajzat vazhdimisht ngacmohen e rriten me idenë që duhet të mbrohen, të kenë kujdes, e të privohen”, duke shtuar se duhet edukuar djemtë që t’i trajtojnë motrat dhe shoqet e klasës si të barabarta.
“Sot kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, znj.Arbërie Nagavci, të cilët më kanë siguruar që me prioritet dhe profesionalizëm po e trajtojnë rastin në fjalë. Është përgjegjësi e jona kolektive për të punuar me ngulm që raste të tilla të mos përsëritën. Ne duhet të krijojmë siguri maksimale për vajzat e djemtë tanë, kudo që ndodhen ata: në rrugë, apo në shkollë. Siguria për ta është investim në të ardhmen e tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Nuk është vetëm një rast i izoluar i ngacmimit seksual! Fatkeqësisht, është një pasqyrë e trishtë e një situate të rëndë...
Posted by Vjosa Osmani on Sunday, May 16, 2021
“Siguria, mirëqenia, dhe e drejta e tyre për një fëmijëri të qetë, pa dhunë e në mirëqenie, duhet garantuar në çdo rrethanë dhe me çdo kusht”.