Arbëri

Tre të vdekur dhe 37 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur dhe 37 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 1862 teste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.