Arbëri

KQZ-ja dorëzon raportin e punës në Kuvend, kërkon përmbylljen e reformës zgjedhore

 

(KosovaPress) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar raportin e punës për vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në të njëjtin raport të cilin e ka parë KosovaPress, KQZ ka një kërkesë të veçantë për deputetët lidhur me reformën zgjedhore.

KQZ kërkon nga Kuvendi që procesi i reformës zgjedhore i nisur prej vitesh të përmbyllet brenda këtij mandati. Ligjet aktuale me të cilat organizohen zgjedhjet, si Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ai për zgjedhje lokale, janë hartuar dhe miratuar në vitin 2008.