Arbëri

Tolaj: Kosova mund të përballet me valë të re të pandemisë nëse nuk vaksinohet shpejt popullata

Foto: EO
 

Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nëse nuk bëhet vaksinimi më shpejtë i popullatës atëherë është e mundur që vendi të përballet me valë të re të pandemisë deri në fund të vitit.

Sipas tij, në Kosovë një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve e kanë kaluar COVID-19, prandaj edhe situata ka qenë më e menaxhueshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit.