Arbëri

Mbi 500 pako dhurohen për familjet në nevojë!

 

Meridian Express – rrjeti i dyqaneve të lagjes, në bashkëpunim me organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” ditë më parë lansuan kampanjën “Dhuro edhe ti për Fitër Bajram” e cila zgjati nga data 29 prill – 7 maj. Qëllimi i kësaj kampanje ishte grumbullimi i sa më shumë pakove për familjet në nevojë që Festën e Fitër Bajramit ta presin me tryezën e mbushur plot.

Kampanja ishte aktive në 41 markete Meridian Express, të cilat janë të shtrira në tetë qytetet kryesore të Kosovës. Pakot e dhuruara nga konsumatorët e Meridian, përmbanin produkte esenciale 100% vendore, të cilat do t’ju dhurohen familjeve në nevojë.