Arbëri

AKK-ja kundërshton heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve përmes pagimit të tatimit në pronë

Foto: KOHA
 

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve me pagimin e tatimit në pronë, duke thënë se kjo do shkaktonte ulje të ndjeshme të nivelit të inkasimit të tatimit.

Në një tryezë me Kolegjiumin për Buxhet dhe Financa, Asociacioni thotë se çdo vit inkasohet një shumë e tatimit në pronë nga komunat, dhe se kjo heqje do ndikonte në ngushtimin e hapësirave për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike;