Arbëri

Shoqata e Informatikës u shkruan deputetëve, kërkon që të kenë në fokus mësuesit e kësaj lënde

Foto: Koha / ilustrim

Përmes një letre drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Shoqata e Informatikës ka kërkuar nga ta që të ndryshohet qasja e politikës në vend për të ardhmen, duke u kërkuar investime në informatikë që gjeneratat e reja të kenë “sukses në një ekonomi të shekullit 21”. Në letrën e kryetarit të kësaj shoqate, Ridvan Bunjaku, qasja në informatikë në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pasqyrohet si shumë e keqe. Ai u ka kërkuar atyre të mbështesin mësuesit e informatikës në vend.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të kenë në fokus informatikën me qëllim që mësuesit e informatikës të kenë qasje në zhvillim profesional me cilësi të lartë dhe burimet e nevojshme që t’u ndihmohen shkollave dhe njerëzve, duke u dhënë nxënësve e studentëve aftësitë e njohuritë që u duhen për të qenë të suksesshëm.

“Ndërsa punoni me kolegët tuaj për të zgjidhur shpenzimet dhe strategjitë për sa zgjat mandati juaj, ju nxis të siguroni që mësuesit e informatikës dhe kolegët tanë të kenë qasje në zhvillim profesional me cilësi të lartë dhe burimet e nevojshme për t'u ndihmuar shkollave ​​dhe njerëzve që punojnë fort që ne të dalim nga pandemia aktuale, duke ua dhënë nxënësve e studentëve aftësitë dhe njohuritë që u duhen për të qenë të suksesshëm në një ekonomi të Shekullit 21. Programet që janë kaq të rëndësishme për shkollat ​​e forta, që mbështesin zhvillimin profesional për arsimtarët, investimet në programet e mbështetjes së studentëve dhe të pasurimit akademik, si dhe qasja e gjerë në informacion dhe në pajisje - duhet të marrin investime që mbështesin kërkesat e papara që po përpiqen t'i përmbushin shkollat ​​dhe arsimtarët. Përveç kësaj, fuqia punëtore mësimdhënëse e informatikës vazhdon të shpresojë që Kuvendi do të përvetësojë fonde të synuara për të investuar në rritjen e qasjes në informatikë në arsimin fillor e të mesëm”, thuhet në letrën e Bunjakut.

Bunjaku në letrën e tij ka thënë se qasja në informatikë në shkollat fillore dhe të mesme s’ka qenë kurrë më e rëndësishme, e është thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga pandemia.

“Pavarësisht, lënda mbetet e margjinalizuar gjatë gjithë arsimit fillor e të mesëm. Në SHBA ‘vetëm tetë shtete u japin të gjithë studentëve të nivelit K-12 qasje në lëndë. Ndërkohë, aktualisht ka 389,488 punë të hapura kompjuterike në të gjithë vendin dhe vetëm 71,226 studentë janë diplomuar në shkenca kompjuterike vitin e kaluar’. Në Kosovë gjendja është shumë më keq. Pavarësisht nga nevoja urgjente për një fuqi punëtore të përforcuar me teknologji, vetëm 47 për qind e shkollave të mesme në SHBA ofrojnë kurse të informatikës, duke lënë sot shumicën e studentëve pa mundësinë për t'i zhvilluar këto aftësi të rëndësishme. Në Kosovë gjendja është shumë më keq. Më tej, mësuesit e kësaj lënde kanë nevojë për llojin e mbështetjes dhe zhvillimit profesional që marrin kolegët e tyre të matematikës dhe gjuhës”, ka thënë ai.