Arbëri

Bie numri i nxënësve në shkollat e vendit

 

Nga viti shkollor 2008-2009 deri në vitin shkollor 2019-2020, numri i nxënësve ka rënë për 26 për qind, apo për 114,323 nxënës. Në bazë të të dhënave për 19 komuna, janë 340 klasa që kanë pesë e më pak nxënës dhe 642 klasa që kanë më pak se 10 nxënës.

Kështu thuhet në raportin e Institutit GAP, me temën "Shkolla të tepërta? Ristrukturimi i rrjetit të institucioneve edukativo-arsimore parauniversitare", ku është kërkuar që sa më parë të bëhet studimi i detajuar për riorganizimin e shkollave me pak nxënës, ashtu siç parashihet në memorandumin e nënshkruar me Komunën e Kamenicës.