Arbëri

165 zotimet mes “ideales dhe të pamundurës” në programin e Qeverisë Kurti

Instituti EPIK ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, në kuadër të programit 2021-2025, të miratuar javën e shkuar. Sipas monitorimit të programit, Ministria e Mjedisit udhëheq me numrin e masave të parapara – gjithsej 38.

Pas analizës së programit, EPIK-u ka thënë se edhe këtë e ka cilësuar si “mision të (pa)mundur”, pasi “programi është diku mes ideales dhe të pamundurës”.

“Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë? Ne besojmë që sikur në ato pyetje më komplekse, përgjigja edhe në këtë rast është: vetëm koha do të tregoj. Sidoqoftë, në ndërkohë, ne besojmë se publikimi ynë i radhës na ka ofruar mjete të mjaftueshme për të bërë atë që bëjmë më së miri: monitorimin, vlerësimin dhe propozimin e politikave alternative publike”, thuhet në njoftimin e EPIK-ut.

Programi prej 57 faqesh është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritete afatshkurta (menaxhimi i pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike) dhe dy prioritete afatmesme (luftën kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike).

{gallery}